Vjen një rinovim në shtëpinë e Vllaznisë

Futboll

Vjen një rinovim në shtëpinë e Vllaznisë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:57
Vllaznia

Pas largimeve të shumta, Vllaznia gjen kohë për të rinovuar me një nga elementët e skuadrës së vjetshme.

Klubi shkodran njofton se Marko Juriq do të vijojë bashkëpunimin me kuqeblutë edhe për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi u aktivizua në 24 ndeshje të kampionatit në sezonin e kaluar me Vllazninë, madje duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës dhe duket se ka bindur drejtuesit për të vazhduar projektin në Shkodër.

Kujtojmë se 28-vjeçari iu bashkua Vllaznisë në merkaton e kaluar nga skuadra e Siroki Brijeg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat