Fatjon Jusufi dhe Struga Trim Luma shkëputën kontratën miqësishtë

Futboll

Fatjon Jusufi dhe Struga Trim Luma shkëputën kontratën miqësishtë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 21:03
Fatjon Jusufi

Mesfushori Fatjon Jusufi nuk do të jetë pjesë e Strugës Trim Lum në sezonin e ri. Edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2024, të dyja palët u dakorduan për të ndërprerë bashkëpunimin.

“Ne si skuadër e falënderojmë Jusufin për kontributin e tij dhe në të njëjtën kohë i urojmë shumë suksese në karrierën e ardhshme”.

Jusufi erdhi në Strugë verën e kaluar, nga radhët e Renovës, e cila u bë pjesë e suksesit të madh dhe titullit të parë kampion në historinë e klubit.

Në fanellën e Strugës ka luajtur gjithsej 24 ndeshje, me një gol dhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat