Situata në Kosovë “ngre në këmbë” tifozët kuqezi, flamuj me portretin e Adem Jasharit

Futboll

Situata në Kosovë “ngre në këmbë” tifozët kuqezi, flamuj me portretin e Adem Jasharit

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 22:09
Tfozët kuqezi, flamuj me portretin e Adem Jasharit

Situata e tensionuar në Kosovë duket se ka solidarizuar edhe tifozët kuqezi në stadiumin “Air Albania” ku luhet Shqipëri-Moldavi.

Ata janë shfaqur teksa këndojnë këngë patriotike dhe me postera të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Tensionet në Kosovë janë përshkallëzuar gjatë kohëve të fundit, pas vendosjes së serbëve për të dalë nga institucionet në veri, çka bëri që kandidatët serbë të mos hynin në zgjedhjet e mbajtura atje.

Ndeshja po zhvillohet mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat