Cikalleshi: Unë nuk e braktis anijen

Futboll

Cikalleshi: Unë nuk e braktis anijen

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 23:44
Cikalleshi

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në Air Albania përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E

Sokol Cikalleshi tha se nuk e ka problem të godasë shtyllën përsa kohë skuadra fiton.

“Kur përfundon me fitore se kam problem të godas shtyllën. Kur nuk fiton të ngel pishman, por sot jo nuk kam asnjë pishman. Gjërat kanë ndryshuar por nuk duhet të kalojmë në eufori, Europiani vazhdon të jetë i vështirë.

Sot bëmë detyrën dhe duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë, kemi shumë për të përmirësuar.

Kemi trajnerin e duhur dhe tani na ngelet ne futbollistëve që të japim atë që kërkon trajneri. Europiani kërkon punë. Moldavia luante me pesë në prapavijë dhe nuk linte hapësirë, kemi bërë analizë dhe mbrojtësit nuk e shoqëronin sulmuesin kur zbriste poshtë.

Mua më pëlqen të luaj mes linjave, në fundin e pjesës së parë qëndrova më lart dhe për të bërë murin për shokët.

Kështu, vazhdova edhe në pjesën e dytë, por më pas erdhi goli dhe loja na shkoi më mirë.

Gjithmonë kemi hasur vështirësi me skuadrat e dobëta, por sot treguam shpirt gare dhe kjo kombëtare është në ngritje e sipër.

Kemi shumë punë dhe kemi gjashtë finale përpara. Më vjen mirë për tifozët, janë një mbështetje e madhe. I falenderoj se vetëm kështu mund të arrijmë çfarë duam.

Tashmë bëj gati 10 vite në karrierë, edhe pse jam larg në Arabi kam qenë gjithmonë gati. Pastaj e kam thënë Dukës se nëse jam unë problemi atëherë tërhiqem, por anijen nuk e braktis”, u shpreh Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat