Dardanët nisen për në Budapest, nesër përballen me Bjellorusinë

Futboll

Dardanët nisen për në Budapest, nesër përballen me Bjellorusinë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 10:41
Vedat Muriqi

Futbollistët e Kombëtarës së Kosovës janë nisur drejt Budapestit, ku nesër me fillim nga ora 20:45 do të përballen me Bjellorusinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të premten, “Dardanët” luajtën kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga ky takim të përzgjedhurit e Alain Giresse, nuk morën më shumë se një pikë duke luajtur pa gola, 0:0.

Kosova aktualisht gjendet në vendin e katërt në grupin I, me tre pikë.

Goli i Edon Zhegrovës, i cili u anulua pas rishikimit në VAR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat