Gavi thumbon Realin

Futboll

Gavi thumbon Realin

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:00
Gavi

Mesfushori Gavi u regjistrua përfundimisht te skuadra e Barcelonës.

Në një intervistë të dhënë pas këtij momenti, spanjolli nuk la pa “thumbuar” rivalët e përjetshëm të Real Madridit, për të cilët tha le të blejnë kë të duan, pasi sipas tij katalanasit kanë talente të rinj shumë të fortë.

“Ndoshta nuk do të jemi klubi më i mirë financiarisht, por kemi të rinj të fortë në akademi dhe një ekip të madh.

Madridi gjithashtu mund të blejë këdo, nuk më intereson, ne do të japim më të mirën”-deklaroi Gavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat