Alaves u rikthye në La Liga

Futboll

Alaves u rikthye në La Liga

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:29
Alaves

Alaves është rikthyer në La Liga duke mposhtur 1-0 Levanten në ndeshjen e dytë të finales së play-off.

Koha kryesore e ndeshjes, si në rastin e ndeshjes së parë, përfundoi në barazim 0:0.

Në minutën e 9-të të shtuar në pjesën e dytë shtesë, sulmuesi i Alaves, Asier Villabre shënoi nga penalltia.

Levante dhe Alaves u larguan nga La Liga në fund të sezonit 2021/22, me këta të fundit që u ngjitën pas një sezoni sërish në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat