Bajrami lë Zvicrën, nënshkruan me Lirinë

Futboll

Bajrami lë Zvicrën, nënshkruan me Lirinë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:58
Mërgim Bajrami në veprim

Mërgim Bajrami, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Lirisë.

Zyrtarët e klubit, kishin konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes palëve, ditë më parë.

Tashmë Bajrami, ka nënshkruar kontratë me klubin.

Ai, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm, duke ditur karrierën e bujshme që ka patur në Zvicërr me skuadrat: Cyrih, Grashopers, Shafausen etj.

Ndërkaq, te 'bardhezinjtë' vie nga skuadra SC Bruhl.

Poashtu, Mërgim Bajrami ka qenë pjesë e U-19, e shtetit helvetik.

"Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam dhe origjinën.Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë.Pres me padurim, të nisim me kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave", ka thënë 23 vjeçari Bahrami, pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërkaq, pronari Raman Kiqe, u shpreh: " Bajrami është futbollistë cilësor..

Në ditët vijuese, do të sjellim edhe emra të ri në klub".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat