Ceferin me deklaratë të papritur

Futboll

Ceferin me deklaratë të papritur

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:25
Ceferin

Sfida që do të zhvillohet sot në Nations League mes Holandës dhe Italisë për caktimin e vendit të tretë dhe të katërt në turne mund të jetë e fundit.

Ajo që njihet nga të gjithë si “finalja e vogël” duket se ka pak tërheqje jo vetëm te shikuesit, por edhe te të interesuarit direkt në fushë, lojtarët.

Mundësia u konfirmua në mikrofonat e NOS nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili shprehu dyshimet e tij për një ndeshje që në fakt vlen pak ose aspak për të dyja skuadrat që e luajnë, në këtë rast holandezët dhe italianët.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë për finalen e vendit të tretë dhe të katërt, Ceferin tha: “Të jem i sinqertë, kam dyshimet e mia për këto ndeshje, por tashmë është vendosur.

Megjithatë, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por po mendonin se mund të mos luhej në të ardhmen”.

Me pak fjalë, “finalja e vogël” e Nations League mund të mos mbahet më. Holandë-Itali mund të jetë ndeshja e fundit e këtij lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat