Rodri kërkon trofeun

Futboll

Rodri kërkon trofeun

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:08
Rodri

Rodrigo Hernandez Kaskante, ndryshe Rodri, e ka shënuar emrin e tij në futboll. Autori i golit më të famshëm në historinë e Mançester Sitit ka folur për mediat spanjolle pas suksesit të “Furisë së Kuqe” kundër Italisë.

Ai i dha klubit anglez trofeun e parë në Champions në Stamboll.

Jo vetëm kaq, por me golin e tij ka rritur vlerën e tij në treg, teksa tani vlen 80 milionë euro sipas “Transfermarkt”. Kur dëgjon emrin e tij, përfytyron menjëherë figurën e tij djaloshare.

“Më kujtohet se në atë grup futbollistësh te Rajo Majadahonda, ku ishin vëllezërit Hernandez dhe futbollistë të tjerë, që kanë luajtur në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, isha një fëmijë që binte në sy”, thotë ai. Asokohe nuk e mendoja se një fëmijë vetëm 11 vjeç sot do të vlente 80 milionë euro”, vijon ai.

Rodri, ndonëse është e vështirë ta imagjinosh, për momentin për shkak të lartësisë 1.91 metër, ngriti dyshime gjatë stërvitjes për shkak të gjatësisë së tij. Por Rodri ka thyer çdo parashikim dhe tani është një nga emrat më të rëndësishëm të kombëtares spanjolle, e cila të dielën do të kërkojë trofeun e parë në Ligën e Kombeve në finalen përballë Kroacisë.

Spanja mundi Italinë në gjysmëfinale dhe tashmë do të kërkojë trofeun në finalen që pritet të luhen në Roterdam.

Dhe Rodri është i karikuar. Sipas tij një sukses me kombëtaren do të ishte kapaku për një sezon të shkëlqyer me Mançester Sitin në Angli.

Ky ka qenë vërtet një sezon për t’u mbajtur mend. Kemi bërë tripletën, një gjë që nuk ndodhte prej dekadash.

E kemi merituar plotësisht, sepse gjithnjë kemi besuar se mund t’ia dilnim. Por tani është momenti që të mendojmë për kombëtaren dhe t’i shkojmë deri në fund. Kemi kaluar me sukses një përballje delikate dhe të ndërlikuar kundër Italisë.

Kemi mbërritur për të dytin edicion radhazi në finale, por këtë herë duam të kthehemi në shtëpi me trofeun me vete”, tha mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat