Selektori i Kosovës: Jam i bindur se do të fitojmë kundër Bjellorusisë

Futboll

Selektori i Kosovës: Jam i bindur se do të fitojmë kundër Bjellorusisë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:30
Pamje nga konferenca

Selektori i Kosovës, Alain Giresse është shprehur optimist për ndeshjen me Bjellorusinë.

Ai ka folur nga Budapesti një ditë para ndeshjes e cila do të zhvillohet në shtetin hungarez.  

“Nuk dua te kthehem që të flasë për ndeshjet e kaluara; ne kemi bërë ndeshje të mira, por mendoj se po na mungon goli.

Në çdo rast duhet të veprojmë në bazë të rrethanave në të cilën jemi duke vepruar.

Jam i bindur se nesër do të kemi paraqitje shumë të mirë dhe jam i bindur se do të fitojmë”, ka thënë francezi. 

Giresse ka thënë se e ka analizuar ndeshjen e fundit të Bjellorusisë.

“Normalisht, e kemi analizuar ndeshjen e fundit të Bjellorusisë.

Qëllimi ynë është që nesër ta bëjmë lojën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat