Shqiponja, kampione në Ligën e Pioniereve

Futboll

Shqiponja, kampione në Ligën e Pioniereve

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:02
Shqiponja

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e pioniereve. Në finale të turneut përfundimtar, të hënën, Shqiponja e mposhti Samadrexhën me rezultat 22:15. Turneu final, përkatësisht Final8, është zhvilluar në Gjakovë.

Pas minutës së 15-të skuadra gjakovare nisi shkëputjen.

Dhe pas rezultatit 6:6, Shqiponja kaloi në epërsi 12:6.

Më pas gjakovaret kanë mbajtur epërsinë deri në fund.

Orgesa Gola shënoi 11 gola për Shqiponjën, ndërsa nëntë i kishte Jonesa Bajrami. Dy gola i kishte Rona Konaj. Te Samadrexha, tetë gola i shënoi Aulona Maloku. Pesë i kishte Elisa Krasniqi, ndërsa nga një e shënuan Arisa Basholli e Ardiola Surdulli.

Te të dy skuadrat jaë paraqitur skuadra me shumë potencial për të ardhmen.

Vendin e tretë e zuri Vushtrria. Për vend të tretë vushtrriaset fituan ndaj Ferizajt me rezultat 31:17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat