Lewandowski: Pensionimi im është afër

Futboll

Lewandowski: Pensionimi im është afër

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 20:13
Lewandowski

“Dalja ime në pension? Është afër”, tha Robert Lewandowski për Canal Plus.

“Është shumë e mundur që karrierën time ta përfundoj në Barcelonë, ku unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat”, ka shtuar sulmuesi polak.

Lewandowski do të mbushë 35 vjeç në gusht.

Sezonin e kaluar ai shënoi 33 gola dhe 8 asistime në 46 ndeshje për Barcelonën.

Barça e ka atë si sulmuesin kryesor për sezonin e ardhshëm, por klubi po punon për nënshkrimin me Vitor Roque.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat