Kante prezantohet nga Benzema

Futboll

Kante prezantohet nga Benzema

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:14
Kante

Ngolo Kante është zyrtarisht futbollist i Al Itihad.

Mesfushori francez është prezantuar në orët e vona te skuadra arabe, aty ku pjesë e ekipit është edhe Karim Benzema. Ka qenë pikërisht sulmuesi francez ai që ka prezantuar patriotin e tij, duke i uruar mirëseardhje në skuadër.

Me anë të një video mesazhi, Benzema shprehet se Kante është lojtari më i mirë në botë (box to box) ndërkohë që shton se ka shkuar në klubin më të mirë në Arabi. Kante e konsideron kënaqësi të jetë pjesë e skuadrës në të cilën luan një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Mos dëgjoni lajme të rreme! Kante është futbollist i Al Itihad tashmë”, shkruan klubi në prezantimin e mesfushorit që mbylli sezonin me Çelsin në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat