Gjermania mundet edhe nga Kolumbia

Futboll

Gjermania mundet edhe nga Kolumbia

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:21
Pamje nga ndeshja

“Tmerr”, fraza përkuese me gjendjen e përfaqësueses gjermane në vitin e fundit. Dueli me Kolumbinë shërbeu si testi i fundit për muajin qershor, pas dështimit në marrjen e rezultatit pozitiv ndaj Ukrainës dhe Polonisë.

Presioni mbi Hansi Flikun filloi të merret me nota “asfiksuese”, aq sa ky i fundit u detyrua në media të pohonte se fitorja karshi amerikano-latinëve vështrohet si detyrim.

Flik u rikthye edhe një herë në versionin e vjetër te “pancerat” në planin taktik, e ndikuar në rreshtimin 4-2-3-1.

Eksperimentimi me 3 shtylla qendrore në fazën e prapavijës nuk dha përfundimin e dëshiruar dhe në një panoramë të tillë 58-vjeçari nuk ndërmori aventura të tjera taktike.

45′ e para nuk patën asnjë lidhje në krahasim me deklaratat pararendëse. Musiala-Gyndoan-Sane përbënë trinomin e fazës ofensive, ndërsa Kai Haverc qëndron i vetmuar në majë të sulmit.

Manovrat e vendësve mbetën të vakëta, ndonëse inkursionet nga krahët përpiqeshin të ndryshonin tempin. Kolumbia, nga krahu tjetër, demonstroi qetësi vetëm në shifra, pasi interpretimi i lojës përkon me një “fushëbetejë” të vërtetë, pavarësisht se takimi mbajti nuanca miqësore. Rezultati i bardhë i dha fund fraksionit të parë, aty ku të besuarit e Flikut nuk i përmbushën pritshmëritë e tifozëve. Nisja e pjesës së dytës prezantoi tjetër tablo. Vrulli i miqve u konkretizua në minutën e 54-t me autor Diazin. Kaq mjaftoi për të ndezur shkëndijat në të dyja kampet me daljet respektive. Ish-trajneri i Bajernit në një situatë aspak të këndshme vendosi të shtonte forcat në sulm me Fylkrugin në vendin e “regjisorit” Emre Xhan.

Megjithatë, gjetja e të çarave në mbrojtjen mike u kthye në mision të pamundur.

Në kërkim të baraspeshës, Kolumbia gjeti kurajën t’i mbyllte hesapet me kampionët e 4-fishtë në spektrin e Botërorëve, por ndërhyrjet vendimtare të Mark-Andre ter Shtegen i thanë “jo”.

Evoluimi i minutave dëshmoi qartë se në çfarë pozite ishte kapluar Hansi. Mimikat e zhgënjimit te futbollistët vendës folën “më tepër” seç duhet, e cila bën të kuptosh organizatorët, gjendet në një nga momentet më të vështira në dekadat e fundit, për të mos thënë më të keqin në histori.

Kapitullimi u sinjalizua në minutën e 82-të, ku Kuadrado ekzekutoi saktësisht penalltinë dhe mbylljen e “kornizës finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat