Gati 50 milionë euro në sezon për sulmuesin e Atletico Madrid

Futboll

Gati 50 milionë euro në sezon për sulmuesin e Atletico Madrid

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:12
Griezmann e Morata

Nuk kanë të sosur sirenat arabe, pasi tashmë raportohet një tjetër ofertë e jashtëzakonshme në drejtim të një lojtari profesionist nga futbolli europian.

Këtë herë është radha e Alvaro Morata.

Sulmuesi i Atletico Madrid, siç raporton “Daily Mail”, ka përfunduar në syrin e Al Hilal.

Klubi saudit është duke përgatitur një ofertë kontraktuale me vlerë gati 50 milionë euro në sezon për ish-sulmuesin e Juventus.

Oferta dhe kontaktet e para ende nuk janë kryer, por së shpejti priten të reja në lidhje me këtë tratativë për sulmuesin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat