Në Spanjë e konfirmojnë

Futboll

Në Spanjë e konfirmojnë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 14:56
Real Madrid

Transferimi i “veteranit” spanjoll të sulmit, Joselu nga skuadra e Espanyol drejt “galaktikëve” të Real Madrid, duket të jetë i fundit për këta të fundit, të cilët kanë bërë jo pak negociata deri në këto momente, ku merkatoja ende nuk është hapur zyrtarisht.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “AS”, “mbretërit” e Madrid, nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë transferim tjetër këtë verë, mirëpo, planet e “galaktikëve” mund të ndryshojnë vetëm në rast të një ndryshimi drastik në treg ose një mundësi transferimi që nuk mund të refuzohet.

Bordi i “los blancos” nuk dëshiron të hedhë më para të kota në merkato, teksa janë të mendimit se niveli aktual i skuadrës, nuk mund të përmirësohet me lojtarë të cilët kushtojnë pak, duke i vënë “mbretërit” në një “udhëkryq”.

Nëse rezultatet para-sezonale nuk janë të tmerrshme dhe nuk ka nevojë urgjente për blerje të mëtejshme, Real Madrid do të bëjë pa to. Carlo Ancelotti do të përdorë formacionet 4-4-2 dhe 4-3-3 sezonin e ardhshëm. Në rastin e dytë në sulm do të luajnë Vinicius, Rodrigo dhe Joselu në qendër.

Përsa i përket transferimeve, përveç Joselu, Real Madrid ka afruar këtë verë dhe Jude Bellingham, Franc Garcia e Brahim Diaz, ndërsa Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard e Mariano Diaz i kanë dhënë lamtumirën “galaktikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat