Shaw në versionin e menaxherit

Futboll

Shaw në versionin e menaxherit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:18
Shaw

Mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtares angleze Luke Shaw nuk fshihet për bashkëkombësit e tij Harry Kane dhe Declan Rice, të përmendur për një kalim te Djajtë e Kuq.

Mbrojtësi, duke folur për Sky Sports, tha se herë pas here flet me ta dhe përpiqet t’i “bindë” për bukurinë e mjedisit të klubit.

“Unë do t’i mirëprisja ata në Old Trafford menjëherë”, tha Shaw. “Dhe nuk do të gënjej, do të doja që njëri prej tyre t’i bashkohen ekipit tonë”.

Shaw ka pranuar hapur se po përpiqet të luajë rolin e një menaxheri:

“Unë po flas me ta, po u them se sa e mrekullueshme është të luash te Manchester United.

Ata janë lojtarë të klasit botëror dhe do të na japin shumë ndihmë, por gjithçka varet nga klubi. Ata do të vendosin për veten e tyre”, përfundoi lojtari.

Ky “rol i dyfishtë” i Shawt është vëzhguar me kureshtje edhe nga tifozët e United, të cilët janë përpjekur të shfaqin disa momente të tre lojtarëve së bashku në rrjetet sociale.

Do të shohim nëse në fund do të materializohen negociatat e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat