Zbulohet lista me top 10 skuadrat më të vlefshme në botë

Futboll

Zbulohet lista me top 10 skuadrat më të vlefshme në botë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 17:08
Ilustrim

Së fundi është publikuar tashmë lista e re dhe e përditësuar me dhjetë skuadrat më të vlefshme në botë dhe ka disa befasi në këtë listë, me shumë klube të njohura që nuk e shohin veten pjesë të dhjetëshes.

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka përditësuar një listë të skuadrave më të vlefshme në botë, dhe fituesi i tripletës, Manchester City është në krye të listës.

Pas një sezoni fantastik që pa skuadrën e Pep Guadiolas të fitonte Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve, skuadra e City vlerësohet rreth 1.1 miliard euro.

Lojtari i tyre më i vlefshëm është Erling Haaland, i cili vlen 180 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Phil Foden me 110 milionë dhe Rodri me 90 milionë euro.

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, krenohet me skuadrën e dytë më të vlefshme (979.70 milionë euro), me Jamal Musiala lojtarin e tyre më të shtrenjtë me 110 milionë euro, ndërsa pas tij vijën Joshua Kimmich me 80 milionë euro dhe Matthijs de Ligt me 75 milionë euro.

Nënkampioni i Ligës Premier, Arsenali është i treti në listë (976 milionë euro), me Bukayo Saka të vlerësuar 120 milionë euro, Martin Odegaard me 90 milionë euro dhe Gabriel Martinelli me 80 milionë euro.

Pjesa tjetër e top pesëshes përbëhet nga Chelsea (927.70 milionë euro, të cilët pa dyshim ndihmohen duke pasur një nga skuadrat më të mëdha në futboll, dhe Paris Saint-Germain (882.55 milionë euro), i cili mburret me lojtarin e përbashkët më të shtrenjtë në botë – Kylian Mbappe, me vlerë 180 milionë euro.

Çuditërisht, pavarësisht statusit të tyre global, Real Madridi është i gjashti në listë (870.50 milionë euro) ndërsa Barcelona (805.30 milionë euro) është në vendin e nëntë.

Ndërkohë, Manchester Unitedi ka skuadrën e shtatë më të vlefshme (814.80 milionë euro), përpara rivalëve të tyre, Liverpoolit, në të tetin (799 milionë euro).

Dhe pas një sezoni që i pa ata të fitonin Scudetton e tyre të parë në më shumë se tre dekada, Napoli tani mburret me skuadrën e dhjetë më të vlefshme në futbollin botëror (640.50 milionë euro), falë Victor Osimhen, i cili vlen 120 milionë euro dhe Khvicha Kvaratskhelia me vlerë 85 milionë euro.

Në vendin e 11-të gjendet Tottenham Hotspur (617.30 milionë euro), i 12-të është Interi (556.40 milionë euro), ndërsa pas tyre vijnë Borussia Dortmund (547.55 milionë euro), Milan (542.35 milionë euro) dhe Newcastle United (527 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat