Malisheva me trajner të ri 

Futboll

Malisheva me trajner të ri 

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 19:44
Pamje nga prezantimi i trajnerit

Senad Alirifa rikthehet në klubin e futbollit Malisheva.

Lajmi bëhet i ditur nga FC Malisheva.

“Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit.

Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. 

Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.

Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën.

Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës”, njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat