Salihu konfirmon: Do të jem kandidat për kryetar të FFK-së

Futboll

Salihu konfirmon: Do të jem kandidat për kryetar të FFK-së

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:44
Salihu

Eroll Salihu, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, ka deklaruar se është gati të jetë kandidat për kryetar të federatës nëse i jepet besimi nga anëtarët kurdo që mbahen zgjedhjet

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar ekskluzivisht për emisionin Debat Plus se ai është i hapur për të qenë kandidat për pozicionin e kryetarit të FFK-së, nëse ka nevojë dhe nëse gëzon besim nga anëtarët e federatës.

“Gabimi më i madh i imi ka qenë kur e kam pasur 100 për qind mbështetjen, për arsye se kemi hyrë në FIFA dhe UEFA dhe kam thënë se sekretar është vështirë me gjet.

Unë do të jem kandidatë për kryetar të FFK-së nëse ka nevojë dhe nëse besohet do të jem kandidat”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat