Kur Fadil Vokrri heshti ekipin nga Nishi të Dragan Stojkoviqit dhe deklarata e fuqishme e tij

Futboll

Kur Fadil Vokrri heshti ekipin nga Nishi të Dragan Stojkoviqit dhe deklarata e fuqishme e tij

Nga: K. Goca Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:42
Fadil Vokrri

Prishtina është skuadra më traditë të madhe, për pesë vite ka qenë pjesë e elitës së futbollit ish jugosllav (1983-1988).

Si sot iu kujtohet dashamirëve të futbollit në vendin tonë, ndeshja mes Prishtinës dhe Radniçkit të Nishit pikërisht me 13 maj të vitit 1984, ku në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, u tubuan afër 25 mijë shikues.

Goli i Fadil Vokrrit vulosi fitoren.

Image

Pamje nga ndeshja me 13 maj të vitit 1984

Ai shënoi në minutën e 27-të dhe sporti i gazetës së asaj kohe “Rilindja”, e ka vlerësouar me notë maksimale 10!   

Më 13 maj, 1984

Prishtina – Radniçki 1:0

Stadiumi i Prishtinës (tani "Fadil Vokrri"" në Prishtinë.
Shikues: Afër 25.000.
Gjyqtarë: Zoran Petroviq (Beograd), Zhivorad Maksimoviq (Novi Sad) dhe Sllavko Maxharri (Vërbovec).
Shënues: Fadil Vokrri (27').
Kartona të verdhë: Rama e Lugolli - Gavrilloviq.
Prishtina: Dushan Shujica 7, Skënder Shengyli 8, Shefqet Sinani 7 (Faton Domi), Ramadan Cimili 7, Favzi Rama 8. Rifat Mehinoviq (7, Salih Lugolli 7 (Haris Smajiq), Mensur Nexhipi 7, Fadil Vokrri 10, Agim Cana 7 dhe Rexhep Gaxholli 7.
Radniçki: Milenkoviq 7, Millosheviq 6, Obradoviq 7, Bojeviq 7, Xhinoviq 7, Gavrilloviq 6, Beganobviq 6 (Gogiq), Radosavleviq 6, Dragan Stojkoviq 6 (Mitroviq), Rinçiq 5 dhe Aleksiq 5.

Pas javës së 30-të, Prishtina renditej në vend të 10-të me 29 pikë e Radniçki në të 8-tin me 29.

“Kjo ishte fitorja që më gëzoi më së shumti në karrierën sportive.

Na u desh fitorja dhe këtë e realizuam.

Nuk do mend për një lojë të tillë, meritë të madhe kanë futbollistët por edhe spektatorët, të cilët nga zemra u falënderohem, jo vetëm në emrin tim por edh të shokëve të cilët nuk kursyen as atomin e fundit, në mënyrë që t’i fitojmë këto pikë shumë të vlefshme”, ka thënë Vokrri me 13 maj të vitit 1984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat