Dikur luante në Sunderland, sot në Shqipëri

Futboll

Dikur luante në Sunderland, sot në Shqipëri

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 17:01
Arbenit Xhemajli

Arbenit Xhemajli mund të konsiderohet lojtari më i ri Dinamos.

Xhemajli bëhet kështu qendërmbrojtësi i tretë që blutë e kryeqytetit afrojnë në merkaton e verës, pas Zhoselin Behiraçtes dhe Rustem Hoxhës.

Si për koincidencë, janë këta tre lojtarë afrimet e deritanishme të Dinamos, në një mekato ku lakohen shumë emra dhe situatat ndryshojnë nga dita në ditë.

Duke llogaritur edhe Albion Markun, blutë mund të thuhet se e kanë zgjidhur çështjen e prapavijës, në pritje për zgjedhur edhe portierin që do të mbrojë kuadratin sezonin e ardhshëm.

“Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për një afrim konkret, pasi palët kanë rënë dakord që të firmosin një kontratë 2-vjeçare.

Kush është përforcimi i fundit i Dinamos? Arbenit Xhemajli ka lindur në Zvicër, ai është me origjinë nga Kosova.

Ai është formuar në ekipin e të rinjve të Zyrihut dhe më pas ka luajtur për disa sezone për Nojshatel Ksamaks.

Me këtë skuadër 25-vjeçari numëron edhe 40 ndeshje në nivelin elitar të futbollit zviceran.

Për dy vjet ka qenë pjesë e Sunderlandit në Angli, për t’u kthyer sërish në futbollin zviceran, këtë herë me fanellën e Vaduzit.

Me klubin anglez, më tepër ka luajtur në ekipin U-23, por në sezonin 2020-’21, ai numëron edhe tri ndeshje me skuadrën e parë të Sunderlandit, që në atë periudhë militonte në Ligën 1 britanike.

Në sezonin e fundit Xhemajli ka luajtur 21 ndeshje me Vaduzin, ku ka shënuar edhe 2 gola.

Pas bisedave me drejtuesit e Dinamos, lojtari ka rënë dakord që të bashkohet me këtë skuadër në Superiore për dy vitet e ardhshme.

Kontrata mes palëve pritet të firmoset ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat