Edhe një malazez te Voska Sport

Futboll

Edhe një malazez te Voska Sport

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:41
Pamje nga prezantimi

Pas trajnerit, Miljan Radoviq, FC Voska Sport njofton se ka arritur marrëveshje me malazezin, Nikolla Stijepoviq, i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjecare. Ai luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

29-vjecari te F.C Voska Sport vjen nga radhët  e Sutjeska Nikshiq, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.

Pikërisht me këtë  skuadër i njëjti regjistron edhe sukseset e tija më  të  mëdha, pasi ishte shpallur tre herë  kampion, derisa edhe në  dy raste tjera kishte fituar trofeun e Kupës së  Malit të  Zi.

Edicionin e kaluar, Stijepoviq me fanellën e Sutjeskas u paraqit në  33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 4 ndeshje europiane, në eliminatoret e Ligës së  Kampionëve dhe të  Ligës së  Konferencës.

Bëhet fjalë për një  futbollistë  me mjaft përvojë, i cili përveç në  Mal të  Zi, gjatë  karrierës së  tij ka luajtur edhe në  Shqipëri me Kastriotin dhe në  Gjeorgji me Torpedo Kutaisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat