Berisha gjen ekip

Futboll

Berisha gjen ekip

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:17
Berisha

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer. Etrit Berisha do të transferohet shumë shpejt te Fatih Karagumruk. Skuadra e Superligës turke vazhdon punën për sezonin e ri dhe sipas atyre që shkruan “Fotomac”, ka nisur negociatat me portierin e Kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Torinos.

Karagumruku ka rënë dakord me lojtarin dhe klubin e tij, pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë edhe këtë transferim. Berisha kaloi një sezon për t’u harruar, duke qëndruar jashtë ekipit dhe duke u stërvitur i diferencuar nga grupi, kjo për shkak të debateve me trajnerin Ivan Juriç.

Kështu që zgjidhja më e mirë është që portieri të largohet dhe pritet ta bëjë këtë te skuadra që sezonin e fundit drejtohej nga Andrea Pirlo.

Gjithashtu, në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, Berisha ishte ai që u zgjodh nga stafi teknik për ta nisur si titullar takimin ndaj Moldavisë ku mbajti portën e paprekur dhe Ishujve Faroe.

Pas shumë viteve në Itali, pritet që 34-vjeçari të ndryshojë kampionat, pasi ka mbajtur veshur fanellat e Atalantës, Lacios, Spalit, Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat