Arrihet akordi me djalin e legjendës së Milanit

Futboll

Arrihet akordi me djalin e legjendës së Milanit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:19
Timoti Ueah

Duket se Juvantusi ka gjetur zgjidhje në sulm, duke arritur akordin me sulmuesin amerikan, Timoti Ueah.

23-vjeçari që aktivizohet me Lilën, duket se është gati për një aventurë të re në Itali, me Juven.

Timoti është dhe djali i legjendës së Milanit, Xhorxh Ueah, por ndryshe nga babai i tij, ai ka zgjedhur që të veshë fanellën e Juves.

Ky operacion do t’i kushtojë “Zonjës” 12 milionë euro, të cilat do të shkojnë në arkat e Lilës.

Ueah pritet që të zëvendësojë Dushan Vlahoviç, i cili pritet t’i japë fund shumë shpejtë rrugëtimit me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat