Leipzig i përgjigjet Bayernit

Futboll

Leipzig i përgjigjet Bayernit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:42
Pamje nga prezantimi

Bayerni thërret, Leipzigu përgjigjet. Në ditën që bavarezët prezantuan Raphael Guerreiron, i cili erdhi nga Borussia e Dortmundit, ‘demat’ e Leipzig zyrtarizuan blerjen përfundimtare të fantazistit Christophe Baumgartner.

Talenti 24-vjeçar vjen nga Hoffenhaimi, ku shënoi 7 gola dhe dha 7 asiste në 36 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar, teksa me Leipzig firmosi një kontratë të vlefshme për 5 vitet e ardhshme.

Baumgartner numëron më shumë se 120 ndeshje në Bundesligë dhe 29 ndeshje në nivel ndërkombëtar me Austrinë. Ai di të përshtatet mirë në disa role të sulmit, si në krah, pas sulmuesit kryesor, apo si sulmuesi i fshehtë.

“Jam shumë i lumtur, pasi të gjithë drejtuesit e Leipzig më treguan që në bisedën e parë, se kishin shumë dëshirë të firmosnin me mua.

Më pas trajneri Rose më bindi përfundimisht për vendimin tim. Është një klub që ofron mundësi të pafundme dhe jam krenar që do të vesh këtë fanellë”, u shpreh Baumgartner.;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat