Nexhipi, drejtor sportiv i Manisaspor në Turqi

Futboll

Nexhipi, drejtor sportiv i Manisaspor në Turqi

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:43
Nexhipi

Nderim Nexhipi nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit. Kampionët e Kosovës kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë ndërprerë bashkëpunimin me drejtorin sportiv, i cili mbante këtë post prej rreth dy vitesh.

Nexhipi pati një rrugëtim fantastik me Ballkanin, duke fituar 2 tituj kampion, e njëkohësisht klubi nga Suhareka u bë e para skuadër Dardane që mori pjesë në fazën e grupeve të Conference League.

SuperSport mëson se shkak i divorcit mes palëve është bërë një ofertë mjaft e mirë pune për Nexhipin, që do të bëhet drejtor sportiv i klubit turk të Manisaspor.

Kjo do të jetë një eksperiencë fantastike për Nexhipin si drejtor sportiv, ndonëse në Kategorinë e Parë turke, teksa prezantimi zyrtar pritet të bëhet të shtunën në ambientet e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat