Guardiola do një tjetër kroat

Futboll

Guardiola do një tjetër kroat

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:53
Guardiola

Manchester City konkretizoi një sezon perfekt me fitimin e tripletës: Champions League, Premier League dhe FA Cup. “The Citizens” dominuan futbollin anglez dhe atë europian, duke rrëmbyer trofetë më të rëndësishëm sezonalë.

Trajneri Pep Guardiola ka krijuar një makineri perfekte, megjithatë në merkaton verore kampionët e Europës do të kërkojë të përforcohen sërish. I pari në listë është Matteo Koavacic, i cili është shumë pranë Man City. Mesfushori do të largohet pas pesë sezonesh me Chelsea për të nisur një eksperiencë të re me kampionët e Anglisë.

Por, kroati nuk pritet të jetë goditja e vetme, pasi City po rivalizon Arsenalin për shërbimet e Declan Rice. Megjithatë mesfushori që fitoi trofeun e Conference League, mbetet një pistë e vështirë për t’u arritur. Pasi Topçinjtë kanë nisur ofertën zyrtare drejt West Ham. Dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi i transferimit nën urdhrat e Artetës.

Por, Rice nuk është emri i vetëm që po përflitet te Man City. Së fundmi mediet britanike bëjnë të ditur se në rast largimi të Aymeric Laporte, City do të tentojë sërish të transferojë Josko Gvardiol.

Talenti i mbrojtjes kroate, rinovoi kontratën me Leipzigun deri në verën e vitit 2027. Dhe për ta transferuar në “Emirates Stadium”, kampionët e Europës do të duhet të paguajnë të paktën 85 milionë paund.

Në ishull, në garë për shërbimet e 21-vjeçarit është edhe Chelsea.

Me “Blutë e Londrës që janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar pas largimit të disa emrave të rëndësishëm nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat