Dortmund do të fitojë edhe shumë miliona të tjera

Futboll

Dortmund do të fitojë edhe shumë miliona të tjera

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:43
Dortmund

Real Madridi i pagoi 103 milionë euro Borussia Dortmundit për transferimin e Xhud Belingamit në “Bernabéu”, por marrëveshja mund të kushtojë shumë më shumë para për skuadrën madrilene.

Kjo pasi klubi gjerman ishte i vendosur në negociata dhe arriti, sipas “Bild”, të shtonte variabla që mund të sillnin 30.9 milionë euro të tjera në arkën e klubit, pra gati 30 për qind më shumë se çmimi bazë i transferimit.

“Bild” siguron që të paktën 25 të tjera nga ato 30.9 milionë euro mund të arrihen lehtësisht, pasi ato janë bonuse që lidhen me objektivat kolektivë, si fitimi i ligës spanjolle ose Ligës së Kampionëve, dhe të vlefshme përgjatë gjashtë viteve të kontratës së nënshkruar.

Por ka më shumë. Në këtë ekuacion hyn edhe kualifikimi i Realit për në Ligën e Kampionëve, duke qenë lehtësisht i arritshëm, por edhe objektiva të tjerë individualë, që nga minutat e përdorimit, deri te hyrja në ekipin e vitit të çmimeve “FIFA The Best”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat