Messi dhe 36 vitet e tij të arta mes stërvitjes, dietës vegane

Futboll

Messi dhe 36 vitet e tij të arta mes stërvitjes, dietës vegane

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:19
Messi

Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, sot shuan 36 qirinj. Le të zbulojmë disa nga sekretet e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” dhe çdo kompeticioni dhe çmimi tjetër në rang klubi dhe kombëtareje.

Kupa e Botës 2022, e fituar në Katar, e kompletoi në çdo drejtim gjeniun e futbollit, i konsideruar si më i miri në historinë e këtij sporti.

Ndër legjendat që na ka dhuruar bota e futbollit është Leo Messi. Lojtari, i cili së fundi zyrtarizoi transferimin e tij tek Inter Miami në Amerikë, kaloi një jetë te Barcelona, para se të bashkohej me PSG-në.

“Pleshti” ka një talent të lindur, por kjo nuk e ka penguar asnjëherë që të stërvitet gjithmonë me përkushtimin maksimal të mundshëm. Le të zbulojmë se si shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” qëndron në formë.

Nutricionisti italian Giuliano Poser ka revolucionarizuar dietën e Messit, falë pesë ushqimeve kryesore: uji, vaji i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet e freskëta. Po kështu i ka lejuar arrat dhe një sasi të vogël sheqeri, por jo vetëm… Nisur nga origjina e tij argjentinase, ai u kujdes ta këshillonte kundër konsumimit të tepërt të mishit. Recetat e tij të preferuara janë pula e pjekur me perime dhe kotoleta milaneze, mundësisht e gatuar nga nëna e tij. Pavarësisht kësaj, Messi ka kaluar në një dietë gati vegane për shkak të disa problemeve me tretjen.

Messi kujdeset për çdo aspekt të stërvitjes, përveç dietës së tij. Sulmuesi punon shumë për shpejtësinë dhe shkathtësinë. Në fund të çdo stërvitje, asi argjentinas pi shumë ujë për të qëndruar i hidratuar dhe më pas vrapon për 5-10 minuta.

Messit nuk i pëlqen të stërvitet vetëm. Në fakt, kampioni argjentinas luan shpesh futboll me fëmijët e tij, por edhe basketboll, tenis apo ‘PlayStation’. Edhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo, nuk humbet asnjë rast për t’u stërvitur me Leon. E bëjnë këtë shpesh në palestrën e shtëpisë së tyre, herë në ato resorte ku qëndrojnë për pushime.

Një histori e pabesueshme mes Leo Messit dhe Antonela Roccuzzo. Të dy njihen që të vegjël. Janë të dy me origjinë italiane (ajo ka gjak kalabrez, paraardhësit e Leos ishin nga marshët) dhe u rritën bashkë, derisa u dashuruan dhe nuk u ndanë më. Këtë e demonstron një foto e pabotuar e vitit 1998, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Capital de Mar del Plata”, e cila portretizon Leon dhe gruan e tij të ardhshme në plazh. Ata ishin respektivisht 10 dhe 9 vjeç, por tashmë ishin shumë të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat