Rodrygo: Nuk dua ta mohoj se Ancelotti është plani A për përfaqësuesen tonë

Futboll

Rodrygo: Nuk dua ta mohoj se Ancelotti është plani A për përfaqësuesen tonë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:31
Rodrygo e Ancelotti

Suksesi ka marrë trajtën e “të zakonshmes” në karrierën e Carlo Ancelotti si trajner, pavarësisht se kë “timon” ka drejtuar në spektrin e klubeve të ndryshme.

Skadenca e kontratës me Realin verën e ardhshme dhe dëshira e brazilianëve, duke filluar me presidentin e “Seleçaos”, për të vijuar deri te Ridrygo së fundmi, të cilët “asistojnë” së bashku në “Santiago Bernabeu”, njëri në pankinë, e tjetri në fushën e blertë, duke i rritur dozat e “dashurisë”.

Pikërisht lojtari me numër “11” në kapin e madrilenëve ka folur me fjalë mjalti kur biseda në “Band Sport” ka cekur hipotezën e bashkëpunimit me “Don Karlos” në kombëtare.

“Nuk dua ta mohoj se Ancelotti është plani A për përfaqësuesen tonë.

Presidenti dhe populli brazilian e duan dhe besojnë se më të mund të arrijmë suksese të rëndësishme.

Akoma më mirë kur unë, Vinicius dhe Militao e njohim.

Gjithsesi, shumë detaje kanë nevojë për diskutime të thelluara. Shpresoj se kur t’i përfundojë kontrata me Realin, ndalesa e radhës të jetë Brazili.

Prania e një tekniku të huaj në përfaqësues s’është tabu. Elementi thelbësor lidhet me gamën dhe vizionin që ai përfaqëson.

Karlo ka fituar gjithçka dhe jam më se i bindur se do të na orientojë në rrugën e duhur”, pohonte me nota optimizmi anësori 22-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat