Dënimi i Juventusit

Futboll

Dënimi i Juventusit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:39
Stefan Lihshtajner

Stefan Lihshtajner rikthehet që të flasë pas një kohe shumë të gjatë për Juventusin.

Ish-mbrojtësi i djathtë bardhezi aktualisht stërvit të rinjtë e Bazelit dhe është një prej ndihmësve të kombëtares U-19 të Zvicrës, beson se Juvja nuk e meritonte penalizimin në pikë dhe se dënimi do të ndikojë shumë edhe në sezonin e ardhshëm.

“Kur sheh në momentin më të bukur të sezonit që të dënohesh për diçka që nuk kanë faj futbollistët dhe të të hedhë në erë një sezon të tërë, nuk është aspak normale.

Dënimi ndikoi shumë në kokën e futbollistëve, por më shumë sesa një vit pa Champions, po i dënon me faktin që shumë kampionë si Rabio apo Di Maria tashmë kanë ikur apo duan që të iki.

Dhe mbi të gjitha, edhe sezoni tjetër do të jetë tepër i vështirë për t’u menaxhuar sidomos nga aspekti psikologjik.

Alegri duhej të ikte? Jo, pasi unë mendoj se Maks është personi i duhur që Juventusi të rinisë ngjitjen në pozicionet që u takon dhe mbi të gjitha të rikthehet te trofetë.

Fakti sesi menaxhoi një situatë kaotike mes dënimit, rikthimit të pikëve dhe sërish heqjes së tyre tregon për zgjuarsinë dhe aftësitë komunikuese që ai ka.

Dhe boll më më këtë idenë e futbollit të bukur. Te Juvja kërkohen trofe dhe pikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat