Torreira në Serie A, e kërkon klubi i njohur italian

Futboll

Torreira në Serie A, e kërkon klubi i njohur italian

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:53
Torreira

Klubi italian, Lazio raportohet se ka nisur negociatat me Galatasaray për Lucas Torreira-n.

Reprezentuesi i Uruguait është synim i ‘lacialëve’ për sezonin e ardhshëm.

Torreira vitin e kaluar iu bashka Galatasaray nga Arsenali pas një viti me huazim te Fiorentina, dhe sipas “TMW”, kryeqyteti italian mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Torreira-s.

Galatasaray thuhet se po kërkon rreth 8 milionë euro për Torreira-n, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë larg Stambolli.

Lazio thuhet se është opsioni më i mundshëm i lojtarit, edhe pse Torreira është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat