Atletico Madrid i ka vënë në shënjestër mesfushorin italian

Futboll

Atletico Madrid i ka vënë në shënjestër mesfushorin italian

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 19:08
Marco Verratti

Mund të jetë Spanja në të ardhmen e Marco Verrattit.

Siç raportohet nga e përditshmja spanjolle AS, Atletico Madrid i ka vënë në shënjestër mesfushorin italian, i cili është te Paris Saint-Germain që nga viti 2012.

Në ditët e fundit, menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, nuk ka zbuluar shumë për të ardhmen e lojtarit nga Pescara:

“Do të duhen 2-3 javë për të kuptuar lëvizjet, për mendimin tim nëse flasim shumë mund të prishim situata të caktuara”, u kufizua ajo të përgjigjet.

Në sezonin e fundit mesfushori u kritikua nga tifozët e PSG dhe kjo sugjeron një lamtumirë të mundshme.

Colchoneros përveç Verratti-t duket se janë vënë edhe në ndjekje të Franck Kessie.

Afrikani kaloi me kosto zero të Barcelona nga Milan-i verën e kaluar, por paraqitjet e tij duket se nuk e kanë bindur trajneri Xavi dhe klubi mund të vendosë ta shesë gjatë merkatos së verës.

Me Verratti dhe Kessie, trajneri Diego Simeone do të formonte një dyhe të frikshme në mesfushë që do ta ndihmonte të luftonte me Real Madrid dhe Barçën për titullin në La Liga sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat