Al Hilal bind trajnerin e Serie A

Futboll

Al Hilal bind trajnerin e Serie A

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 19:43
Mourinho e Allegri

Al Hilal nuk heq dorë nga Max Allegri. Trajneri livornez pritet të ndërpresë bashkëpunimin me Juventusin. Pasi në Torino nuk e do më askush. Tifozët e bardhezinjve kërkojnë prej kohësh largimin e tij.

Ndërkohë që edhe drejtuesit e Juves, duan një ndryshim në pankinë.

Me kroatin Igor Tudor në “pole” për t’i zënë vendin.

E ardhmja e Allegrit lidhet me Arabinë Saudite.

Në pankinën e Al Hilal, klubi aziatik me më shumë trofe (66).

Milionat nuk janë aspak problem në ato anë, dhe Allegrin e pret një ofertë e vështirë për t’u refuzuar.

Kontratë 3-vjeçare me 30 milionë euro në sezon! Sauditja Sport360 dhe ESPN raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur. Me zyrtarizimin që do të vijë gjatë ditëve të ardhshme.

Kjo do të jetë aventura e parë jashtë Italisë për Allegrin, i cili përveç Juves ka drejtuar edhe Milanin e Cagliarin në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat