Fanella e tij tërboi serbët, skuadra e famshme e do shqiptarin

Futboll

Fanella e tij tërboi serbët, skuadra e famshme e do shqiptarin

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:16
Ardon Jashari në ballinën e gazetës portigeze “A-Bola”

Festa e Granit Xhakës, me fanellën e Ardon Jasharit, “tërboi” serbët në Botëror, ndërkohë që talenti shqiptar i Zvicrës, këtë sezon pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë.  

Së fundmi raportohet se ka pasur shumë interesime nga klube të Bundesligës gjermane dhe Porto për mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari, teksa në garë zyrtarisht ka hyrë edhe skuadra tjetër e madhe e Portugalisë dhe kampioni në fuqi, Benfica. 

Sipas “A-Bola”, kampionët e Portugalisë kanë kontaktuar përfaqësues të Jasharit dhe Luzernit, skuadrës ku ai luan. 

Jashari 20-vjeçar ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë 7.5 milionë euro.

Në listën e të interesuarve për shqiptarin, është edhe Atalanta. Pritet të mësohet me mjaft interest..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat