Edon Zhegrova drejt gjigantit italian

Futboll

Edon Zhegrova drejt gjigantit italian

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:16
Edon Zhegrova

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova raportohet se mund të transferohet te klubi i madh italian, Napoli.

Kampionët në fuqi të Italisë, janë në kërkim të pasusit të Hirving Lozanos, ku ‘napolitanët’ janë duke i monitoruar disa lojtarë përfshirë edhe Zhegrovën.

Zhegrova është pjesë e skuadrës franceze, Lille, por duket se lojtari gjatë kësaj verë do të bëj një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

Futbollisti i Real Sociedadit, Takefusa Kubo është objektiv kryesor i Napolit, por në rast se dështon ky transferim, atëherë Zhegrova është një tjetër opsion.

Kujtojmë se në sezonin e fundit me Lillen bëri 25 paraqitje, ku kishte shënua katër gola dhe pesë asistime.

Ndryshe, Zhegrova është duke u monitoruar edhe nga AC Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat