Përballë nuk është një kundërshtar shumë i madh

Futboll

Përballë nuk është një kundërshtar shumë i madh

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:49
Mailson Lima

Egnatia do të përballet me Ararat Armeninë në Ligën e Konferencës.

Për herë të parë në histori, rrogozhinasit do të luajnë në këtë kompeticion dhe natyrisht synojnë që të marrin maksimumin.

Përballë nuk është një kundërshtar shumë i madh e madje, Ararat Armenia tashmë ka humbur edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Mailson Lima nuk është më pjesë e skuadrës armene pasi palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën.

Mesfushori holandez ishte lojtari më i shtrenjtë në skuadër pasi vlera e tij arrinte në 350 mijë euro, ndërkohë që me Araratin ka luajtur në 4 vitet e fundit. Në këtë periudhë, ai ka zhvilluar 125 ndeshje duke shënuar 41 gola dhe duke asistuar në 30 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat