Ten Hag po përgatitë “javën e ferrit” për lojtarët e tij

Futboll

Ten Hag po përgatitë “javën e ferrit” për lojtarët e tij

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:38
Erik ten Hag

Në një përpjekje për t’i rikthyer gjërat në rrugën e duhur në Manchester United, Erik ten Hag po planifikon të zhvillojë një kamp të ashpër stërvitor parasezonal.

Trajneri i Manchester United beson se skuadra e tij mund të luftojë për titull sezonin e ardhshëm dhe shpreson t'i çojë “Djajtë e Kuq” në një fillim të fuqishëm në sezonin e ri duke zbatuar një seancë rigoroze stërvitore gjatë para-sezonit duke filluar nga java e parë e korrikut.

Holandezi thuhet se ka udhëzuar stafin e tij në Carrington që të bëjë gjithçka gati deri në fillim të korrikut. Ai vetë do të kthehet në zyrën e tij javën e ardhshme dhe thuhet se do të zhvillojë katër ditë seanca stërvitore të dyfishta ku vëmendje e veçantë do t'i kushtohet rritjes së qëndrueshmërisë së lojtarëve. Stafi i klubit thuhet se i ka quajtur planet parasezonale si "java e ferrit".

“Djajtë e kuq” ende nuk kanë bërë ndonjë blerje të re deri më tani pasi kanë parë tre oferta për Mason Mount të refuzuara nga Chelsea. Ten Hag planifikon të shtojë një sulmues, një mesfushor dhe një portier në skuadrën e tij këtë sezon.

Gjigantët e Premierligës do të jenë në SHBA për përgatitjet parasezonale ku do të përballen me Ërexham, Arsenal, Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Athletic Bilbao

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat