Tirana prezanton afrimin e gjashtë

Futboll

Tirana prezanton afrimin e gjashtë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:36
Tifozët e Tiranës

Tirana zyrtarizon përforcimin e gjashtë të merkatos verore. Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i bardhebluve.

Drejtuesit e nënkampionëve të Shqipërisë, arritën akordin me mesfushorin kuksian, i cili tri sezonet e fundit i kaloi te Vllaznia.

26-vjeçari ka luajtur më parë edhe me Kukësin e Laçin në Superiore. Dhe Gjilanin në Kosovë.

Tani zbarkon në kryeqytet, me misionin dhe objektivin për të fituar titullin kampion me rekordmenët e futbollit shqiptar.

Presidenca e Tiranës ka përforcuar ndjeshëm skuadrën e Orges Shehit, duke firmosur deri me emra të rëndësishëm si Kaina Nunes, Gentian Selmani, Liridon Latifi, Albi Doka, Gledi Mici dhe Fjoart Jonuzi.

Tirana vazhdon përgatitjet në Ohër për dy duelet e raundit të parë në Conference League. Bardheblutë do të kenë përballë gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Dueli i parë do të zhvillohet në “Air Albania” (13 korrik). Sfida e kthimit do të luhet një javë më vonë në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat