Ngecin negociatat

Futboll

Ngecin negociatat

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:01
Marcelo Brozoviç

Ngecin negociatat mes Brozoviç dhe Al Nassr

Marcelo Brozoviç ishte vetëm një hap larg transferimit në Arabinë Saudite te Al Nassr, por negociatat janë ftohur ndjeshëm në orët e fundit, duke vënë në rrezik marrëveshjen.

Shkak duket se është bërë rritja e pretendimeve nga ana e mesfushorit kroat, i cili ka kërkuar një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, për dy vitet e ardhshme.

Marrëveshja mes Interit dhe Al Nassr ishte arritur për shifrën e 23 milionë eurove, por tashëm negociatat me Brozovic kanë ngecur. Duket se pas kësaj situate qëndron edhe Barcelona, që po bën të gjithë përpjekjet për ta marrë kroatin në “Camp Nou”.

Xavi e sheh si futbollistin ideal për të zëvendësuar Sergi Busquets, por para se të hidhet në sulm, Barcelona duhet të zgjidhë disa çështje financiare.

Ngecja e situatës së Brozovic, ka bërë që të bllokohen edhe negociatat e Interit me Sassuolon, për të marrë mesfushorin italian Davide Frattesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat