Legjenda e futbollit, Faruk Domi: Urime 28 vjetori “Bota sot”, gazeta më prestigjioze

Futboll

Legjenda e futbollit, Faruk Domi: Urime 28 vjetori “Bota sot”, gazeta më prestigjioze

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 19:24
Faruk Domi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, shprehet se gazeta kombëtare “Bota sot” është zëri i fuqishëm i sportit në përgjithësi.

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Vëllaznimit, Trepçës, njëherësh njeriu që dha shumë për futbollin dhe sportin në gjeneratën e sakrificës, në rezistencë kundër okupatorit serb, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

“Urime 28 vjetori ‘Bota sot’, gazeta më prestigjioze kremton 28 vjetorin e themelimit të saj.

Gjatë këtij rrugëtimi afro tri dekadash lirisht mund të themi se korrespondentet e saj dhe stafi menaxhues luajtën një rol shumë të rëndësishëm informativ dhe profesional në të gjitha sferat e jetës shoqërore të Republikës së Kosovës dhe sportit në veçanti.

Në këtë kontekst vlen të theksojmë kontributin e madh të doajenit gazetaresk Kemajl Goca i cili gjithnjë ishte në vendin dhe kohën e duhur duke njoftuar opinionin e gjerë me të gjitha të arriturat  në lëmin e sportit në tërësi.

Urojmë të vazhdoni me të njëjtin elan dhe profesionalizëm drejtë sfidave dhe sukseseve të mëtejme. Ju lumtë jeni më të mirët”, ka uruar Domi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat