Drejtuesit e Al Hilal udhëtojnë drejt Parisit për ta bindur Marco Verrattin

Futboll

Drejtuesit e Al Hilal udhëtojnë drejt Parisit për ta bindur Marco Verrattin

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 09:54
Drejtuesit më të lartë të Al-Hilal janë në Paris për të bindur Verrattin të përqafojë projektin e tyre

Marco Verratti mund të jetë emri i ri që do të largohet nga PSG dhe t’i bashkohet kampionatit arab.

Mesfushori italian mund të largohet nga Parc de Princes pas 11 viteve qëndrim, pasi tani nuk është më një titullar i padiskutueshëm.

30-vjeçari është përfolur për një rikthim në Itali, ku Roma ka shprehur interesim për afrimin e tij.

Megjithatë lajmet e fundit nga Franca kanë raportuar se e ardhmja e italianit mund të jetë në Arabinë Saudite.

Pasi kanë nënshkruar me Ruben Neves dhe Kalidou Koulibaly, Al Hilal po synon ta transferojë edhe Marco Verrattin.

Për më tepër, drejtuesit më të lartë të Al-Hilal janë në Paris për të bindur Verrattin të përqafojë projektin e tyre.

Al-Hilal është duke përgatitur një ofertë të lartë për mesfushorin dhe ai mund të bindet të largohet nga kryeqyteti francez.

PSG nuk do ta pengonte largimin e lojtarit, duke marrë parasysh pagën e lartë prej tetë milionë eurove që fiton ai në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat