​Arsenali paraqet ofertën e tretë për Declan Rice

Futboll

​Arsenali paraqet ofertën e tretë për Declan Rice

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:35
​Arsenali paraqet ofertën e tretë për Declan Rice

Arsenali ka paraqitur ofertën e tretë me vlerë 110 milionë euro për mesfushorin e West Hamit dhe Anglisë, Declan Rice.

“Topçinjtëve” u janë refuzuar dy oferta për 24-vjeçarin pasi ofertat e tyre nuk ishin në vlerën mbi 100 milionë euro.

Të martën, West Hami refuzoi gjithashtu një ofertë prej 100 milionë euro nga Manchester City për Rice, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Marrëveshja e tij aktuale ka edhe opsionin për një zgjatje njëvjeçare deri në verën e vitit 2025.

Rice ka shënuar 15 gola në 245 ndeshje për West Hamin, pasi debutoi në sezonin 2016-17.

Ai ka luajtur 41 herë për Anglinë, duke luajtur në të pesë ndeshjet e tyre në Kupën e Botës që u mbajt në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat