Klubi e mban pezull edhe pa kontratë

Futboll

Klubi e mban pezull edhe pa kontratë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:02
Samir Ujkani

Merkatoja në Itali ka nisur dhe skuadrat tashmë po planifikojnë afrimet e largimet që do të kenë, në mënyrë që të jenë gati për sezonin e ri.

Një ndër lojtarët që mund të lëvizë, është edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.

Gardiani shqiptar është pjesë e Empolit dhe në sezonin e fundit ka luajtur vetëm një ndeshje në kampionat, teksa kontrata e tij me skuadrën do të përfundojë në datën 30 të këtij muaji. Megjithatë, e ardhmja e lojtarit mbetet e paqartë.

Mediat italiane raportojnë se Empoli po shqyrton mundësinë për të biseduar me lojtarin që të rinovohet kontrata edhe për një sezon tjetër por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete mes palëve

. Ujkani po pret deri në momentet e fundit për të ditur planin e klubit e më pas do të vendosë nëse duhet të largohet apo do të qëndrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat