Icardi i vendos kusht Galatasarayt

Futboll

Icardi i vendos kusht Galatasarayt

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:40
Icardi

Mauro Icardi padyshim që ishte goditja e merkatos së Galatasaray, edhe pse me huazim.

Sulmuesi argjentinas bëri një sezon fantastik në Turqi, duke shënuar 23 gola e 8 asistime në 26 ndeshje.

Galatasaray dëshiron Icardin ta mbajë në ekip, por tashmë argjentinasi kërkon një rritje page prej 6 milionë euro në 10 milionë në sezon.

Klubi turk nuk mund të shkojë përtej 6 milionëve për të mos shkelur Fair Play Financiar dhe është në kërkim të sponsorëve për të kënaqur ish-kapitenin e Interit. Nëse arrijnë të gjejnë milionat e kërkuara nga lojtari, Galatasaray do të ulet në tavolinë me PSG-në për të negociuar blerjen e kartonit të tij.

Icardi refuzoi një ofertë arabe prej 25 milionë euro në sezon dhe tashmë raportimet nga mediat italiane thonë se për argjentinasin ka interes edhe nga Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat