Matthaus: Ja kë do të merrja në vend të Flick-ut

Futboll

Matthaus: Ja kë do të merrja në vend të Flick-ut

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:15
Matthaus e Flick

Hansi Flick është nën akuzë për rezultatet e këija të marra nga Gjermania nën drejtimin e tij.

Ish-trajneri i Bayern Munich është konfirmuar nga Federata, por prej ditësh po flitet për një shkarkim të mundshëm nëse ndeshjet e shtatorit nuk do të sjellin rezultate pozitive.

Kush mund të marrë vendin e tij?

Legjenda Lothar Matthaus përjashton Julian Nagelsmann:

“Nuk besoj se në moshën 35 vjeç është gati dhe besoj se ka dëshirë të punojë me një skuadër çdo ditë.

“Klopp nuk do të largohet nga Liverpool. Oliver Gasner? Nuk kemi pasur kurrë një trajner të huaj në drejtim të kombëtares, por nëse do të ndodhë, duhet një trajner i nivelit të Carlo Ancelotti-t ose Zidane.

“Megjithatë, ata nuk janë të arritshem sepse federata nuk mund t’i paguajë”, ka thënë Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat