United ndryshon mendje në minutën e fundit për De Gean

Futboll

United ndryshon mendje në minutën e fundit për De Gean

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:10
De Gea

Një javë më parë, Manchester United njoftoi në faqen e klubit se kishte si synim rinovimin e kontratës së  David De Geas (skadon më 30 qershor), por, këtë të martë, “The Athletic” raporton se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë ndryshuar mendje, duke mos e nënshkruar rinovimin.

Në fakt, trajneri spanjoll kishte pranuar ulje të ndjeshme të pagës, por kjo nuk ka mjaftuar.

“Daily Mail” njofton se drejtuesit kërkojnë një ulje tjetër, për të ridimensionuar pagat.

Siç shpjeguan mediet angleze, Ten Hag dëshironte të vazhdonte me De Gean në skuadër, por me një pagë shumë të reduktuar.

Ndërkohë, Manchester United mësohet se është në kërkim të një portieri titullar për sezonin 2023/24.

Dhe ky nuk është askush tjetër veçse André Onana, portieri i Interit, finalist i Championsit.

Rinovimi i De Geas po kthehet në një telenovelë ndërsa data kyçe e 30 qershorit po afrohet. Atë ditë portieri spanjoll nuk do t’i përkasë më Manchester United pas dymbëdhjetë sezonesh.

De Gea ka hyrë pesë herë në njëmbëdhjetëshen ideale të sezonit dhe ka fituar dy herë çmimin “Doreza e Artë” e Premier League-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat