Kukësi hedh sytë edhe nga tregu dardan

Futboll

Kukësi hedh sytë edhe nga tregu dardan

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:07
Kukësi

Kukësi do të ketë një buxhet të reduktuar në sezonin e ri. Skuadra verilindore ka nisur nga puna me trajnerin Rrahman Hallaçi, i cili ka një numër lojtarësh të kufizuar.

Ndonëse në stërvitje prezent janë paraqitur shumë lojtarë për provë. Në të tilla rrethana, objektivi i deritanishëm për Kukësin do të jetë mbijetesa. Gjithmonë nëse nuk do të ketë investitor të rinj, që të sjellin të ardhura shtesë.

Sa i takon merkatos, lëvizjet deri më tani kanë qenë me pikatore. Pasi ka rinovuar vetëm Altin Bytyçi dhe është arritur marrëveshja edhe me Vasilis Zogos.

Krahas tregut të huaj, te Kukësi kanë hedhur sytë edhe nga Kosova. Kampionat ku synojnë që të marrin disa elementë premtues për të ardhmen.

Nën urdhrat e trajnerit Hallaçi janë vendosur disa lojtarë dardanë, të cilët do të testohen për pak ditë. Para se të vendoset për ta nëse do të jenë pjesë e verilindorëve.

Po ashtu në stërvitje është paraqitur dhe Arbër Basha. I cili do të jetë pjesë e kuksianëve në sezonin e ri. Sa i takon skuadrës që ka mbetur nga sezoni i fundit, pjesë janë Tafas, Bytyçi, Lamçe, Berisha, Mohmo, Abdou, Hasaj, Domi, Sula dhe Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat